Hapja e negociatave të BE-së me Shqipërinë e Maqedoninë është një objektiv i rëndësishëm i politikës amerikane

Hapja e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një objektiv shumë i rëndësishëm i politikës së jashtme edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. SHBA ka ritheksuar edhe njëherë se hapja e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm. Zëvendës Sekretari i Shtetit Gabriel Ecobar tha po ashtu se Evropa duhet të vijojë të konsiderojë politikën për sanksione ndaj atyre që minojnë paqen dhe stabilitetin në rajon. Unë mendoj se duhet të rikthejmë angazhimin për anëtarësim në familjen evropiane të këtyre shteteve. Kjo e bën çdo shtet me të përparuar, më demokratik dhe me institucione më të qëndrueshme se më parë. Ky qëndrim është në thelb të diplomacisë tonë ndaj ne po punojmë me aleatet tanë evropiane që ta bëjmë realitet këtë premtim. Me Serbinë u hapën së fundmi kapituj të tjerë negociatash, në Malin e Zi kemi një përfshirje më të madhe dhe ka synime të qarta për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka thënë Gabriel Eskobar.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …