Haradinaj: 27 marsi 1999 ishte ndër ditët më të përgjakshme të Luftës Çlirimtare, ku forcat serbe vranë e masakruan shumë shqiptar

Haradinaj: 27 marsi 1999 ishte ditë e përgjakshme në luftë, ku forcat serbe vranë e masakruan shumë civilë shqiptarë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot më 27 mars, vrasjen e civilëve të pambrojtur shqiptar nga forcat serbe në Krushë, Kastriot, Fushë Kosovë e Pejë. Sipas tij këto ditë ishin më të rëndat dhe më të gjakosura në luftën e Kosovës. “27 marsi 1999 ishte ndër ditët më të përgjakshme të Luftës Çlirimtare. Aparatura gjenocidale serbe e mobilizuar në çdo cep të Kosovës, vazhdoi me vendosmëri zbatimin e planit afatgjatë për shfarosjen e shqiptarëve. Kujtojmë sot me përulje martirizimin e civilëve të pambrojtur në Krushë të Vogël, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Dardani të Pejës. Sot, 21 vite pas rënies së tyre, Kosova ka ushtrinë e saj, që është e gatshme të ballafaqohet secilin agresor, e që kurrë të mos përsëriten masakra të tilla kundër popullit të saj. Lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …