Kryemsnitri, Ramush Haradinaj ka deklaruar se partia që ai udhëheq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kundër Gjykatës Speciale, Asociacionit të komunave serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi. Gjatë takimit me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kryeministri Haradinaj ka theksuar se Aleanca ka pasur votë kundër dhe ka për Gjykatën Speciale, ka votë kundër për Bashkësinë e Komunave Serbe në versionin e rrezuar nga Gjykata, ka votë kundër për dhomat e posaçme, ka qenë dhe është, asnjë ndryshim, asnjë befasi, asgjë e re, jo, i vetmi dallim është, kam qenë kundër si opozitë jam kundër edhe në qeverisje, sepse unë s’kam ardhur për përshtatje dhe nuk iu përshtatem. Nuk ka me mundur me mi bërë dikush politikat pos atyre që iu besoj për këtë vend sepse ne vetëm me përshtatje, kemi me përfunduar vetëm si monedhë kusuritese, kurrë s’kemi me mbërri te ajo që duhet me qenë vend i pavarur, sovran për të marrë vendime.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …