Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se sot 21 vite më parë është flijuar një familje e tërë që Kosova ta gëzojë lirinë. Haradinaj ka thënë se komandanti, Adem Jashari na ka dhënë leksion se vetëm një popull që është i gatshëm ta mbroj vendim me çmimin e jetës e ka të ardhmen e sigurt. Ai ka theksuar se Ushtria e Kosovës nuk do të përdoret kundër popullit as në jug e as në veri. Këto deklarata, kryeministri i bëri gjatë ceremonisë ushtarake të FSK-së për nder të 21 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …