Haradinaj: Aksioni për Pajtimin e Gjaqeve na shkëputi nga epoka e gjakmarrjes për ta unifikuar në lëvizjen për liri

Haradinaj: Aksioni për Pajtimin e Gjaqeve na shkëputi nga epoka e gjakmarrjes për të na unifikuar në lëvizjen për liri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kujtuar sot aksionin dhe Lëvizjën për Pajtimin e Gjaqeve në 30 vjetorin e fillimit të kësaj iniciative të bashkimit e pajtimit të popullit shqiptar ia arriri që ta ndajë shoqërinë tonë nga epoka e gjakmarrjes për ta bashkuar lëvizjen për çlirim. “Aksioni dhe Lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve, përmes bashkimit e pajtimit të popullit shqiptar ia doli që ta shkëpusë shoqërinë tonë nga epoka e gjakmarrjes për ta unifikuar në lëvizjen për liri e pavarësi. Tridhjetë vjet më parë filluan ndryshimet e mëdha drejt realizimit të aspiratave tona si popull. Te Verrat e Llukës u bashkuan rreth gjysmë milioni pjesëmarrës, në tubimin më madhështor shqiptar të të gjitha kohërave, ku kulmoi iniciativa më fisnike e rinisë sonë, e faljes dhe shtrirjes së dorës së pajtimit. Mirënjohje të përjetshme për të gjitha ata që morën këtë nismë patriotike, drejtuesit e saj Anton Çetta e Zekeria Cana, pajtimtarëve dhe heronjve të këtij aksioni kombëtar, atyre që falën në emër të atdheut e të popullit shqiptar!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …