Haradinaj

Haradinaj: Albin Kurti është përçarës i shqiptarëve

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka konstatuar  se kryeministri i vendit dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është përçarës i shqiptarëve. Ai ka deklaruar  më tutje se kryeministri Kurti po i sjell Kosovës humbje të njëpasnjëshme strategjike në fusha të shumta por të cilat i mbulon me mjeshtëri me fitore ditore. “Të gjitha këto janë agjendë e Kurtit, ai nuk punon për Kosovën për interesat e Kosovës, kam deklaruar se ai është i rekrutuar nga Serbia, ai e kamuflon me një lloj patriotizmi të fitoreve ditore, por ia hup Kosovës fitoret strategjike.

Ju e shihi se nuk jemi afër NATO-s, kanë kaluar katër vite dhe nuk kemi asnjë njohje, se kemi forcuar statusin tonë ndërkombëtar, por jo vetëm kaq sot ne jemi të dënuar me sanksione nga BE-ja në vend që të ishte Serbia edhe pas sulmit në Banjskë. Serbia nuk është e dënuar vetëm për faktin e sjelljeve të Kurtit. Ai nuk i shërben shqiptarëve është i rekrutuar prej Serbisë. Po i jap disa shembuj i ka përçarë shqiptarët e Preshevës në mënyrën më të keqe, i ka bë pikë e pesë, është dalë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Maqedonisë të bartësve të saj, Ali Ahmeti. Ai as nuk e di se kënd e ka përkrah në Maqedoni por ka dalë publikisht kundër bartësve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Sot në Maqedoni qeveria e re ka marrëveshje për të patrulluar me policinë serbe. Pra Policia e Serbisë patrullon me Policinë e Maqedonisë, këtë qeveri e ka përkrah Kurti”, ka theksuar mes tjerash, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zyrtarët amerikanë kërkojnë nga Qeveria e Kosovës dialog me e Serbinë dhe zbatimin e Marrëveshjeve bazike

Pas një takimi mes Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, ambasadorit amerikan …