Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në prani të kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq, është pyetur nga gazetarët nëse Çakorri do të jetë brenda territorit të Kosovës ose jo. Po kryeministri ka folur vetëm për raporte të shkëlqyera me fqinjin perëndimor, për të cilat ka thënë të jenë model për rajonin, ndërsa ka anashkaluar pyetjen e gazetarëve. Pas takimit, Markoviq e Haradinaj janë pyetur rreth kontestit kufitar të lindur pas marrëveshjes për demarkacionin. Kryeministri Markoviq ka theksuar se demarkacioni do të finalizohet pasi të dyja palët ta ngritin një komision të përbashkët dhe të flasin haptas për secilën çështje.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …