Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Deçanit se angazhimi i opozitës ka ndalur Qeverinë t’i bëjë dy gabime të mëdha: formimin e Asociacionit dhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. “Fakti i angazhimit Kosova shpëtoi nga dy gabime; bërja e dy Kosovave me Asociacion dhe nga humbja e territorit me demarkacion”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se opozita e ka për detyrë të mos lejojë gabime nga ekzekutivi. “Ne nuk mund ta lejojmë Qeverinë të gabojë, është detyrë jona të mos e lëmë të gabojë. Asociacioni i komunave me shumicë serbe tani bie në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe ne nuk kemi vend rezervë, vetëm Kosovën kemi dhe atë duhet ta ruajmë”, ka thënë Haradinaj
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …