Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se arsimi do të jetë prioritet kyç i Qeverisë se tij. Ai pas nënshkrimit të memorandumit me SBASHK-un, në profilin e vet në rrjetin social, ka shkruar se të gjithë bashkërisht duhet të angazhohen për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në arsim. “Sot së bashku me z. Veseli, nënshkruam edhe Memorandumin e Mirëkuptimi me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK). Të gjithë bashkërisht të angazhohemi për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në sektorin e arsimit dhe që arsimi të jetë prioritet kyç i Qeverisë”, ka shkuar Haradinaj.