Kryeministri, Ramush Hardinaj ka tërhequr vërejtjen se askush nuk guxon të diskutoj për territorin e Kosovës. Ai ka ka thënë agjencisë së lajmeve “KosovaPress” se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë informacion se cilat janë temat në takimet mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksander Vuçiq, por pavarësisht kësaj, thotë se nuk guxon të diskutohet për territorin e Kosovës. Ndërsa duke komentuar zërat mbi mundësinë e heqjes së masës së vendosur prej 10% për prodhimet serbe, ai ka theksuar se nuk ka presion që e largon atë masë dhe tregon cilat janë kushtet për Serbinë, që ajo të ketë mundësi të hiqet. Kjo masë prej 10% për mallrat e Serbisë nuk është vendosur nga arroganca por nga nevoja për mbrojtjen e prodhimeve vendore. Kryeministri, Ramush Hardinaj ka shtuar më tutje se është Serbia ajo që po bënë veprime jo etike, jo diplomatike dhe joligjore. E derisa ajo nuk i ndalë këto nuk do të hiqet as kjo masë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …