Kryeministri, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka marrë propozim-vendimin për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin “Adem Demaçi” në Prishtinë, emërtimin e austostradës Prishtinë – Pejë – “Autostrada Adem Demaçi” dhe për të emërtuar Parkun e Qytetit të Prishtinës – “Parku Adem Demaçi”. Vendim-propozimi do të procedohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për respekt të emrit dhe veprës së tij, si pjesë e identitetit shpirtëror dhe politik të Kosovës, një figurë unike në përpjekjen tonë për liri, ka njoftuar kryeministri, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …