Autoritet më të larta të vendit, personalitete të shumta dhe qytetar të shumtë kanë përkujtuar simbolin e rezistencës, bac Adem Demaçin. Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj theksoi se pa fjalën e bacës Adem që rrezatonte shpresë, njerëzit vështirë do të rreshtoheshin në lëvizjen e rezistencës dhe liria e Kosovës do të ishte vetëm ëndërr. Atij ju ndalu fjala prandaj ai veproj një jetë të tërë për lirinë e saj. Ai kurrë nuk u ndal, krijoj liri për të tjerët. Para një viti, Kosova u nda nga heroi i saj, që shkriu 28 vite të jetës së tij duke e menduar lirinë. Bac, Adem Demaçi ishte luftëtar, 10 mijë ditë prapa hekurave nuk i konsideroi ditë të humbura por ditë të angazhimit për Kosovë! Ai i tregoi popullit se cila ishte rruga që shpien te liria. Askush si baca Adem nuk ka dhënë shpresë se liria është e mundshme, ka theksuar në mes tjerash, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj. Ndërsa këshilltarja e tij, Albena Reshitaj ka shkruar veç tjerash se edhe një vit pas vdekjes së tij, Adem Demaçi vazhdon të ndriçojë rrugën tonë politike. Sakrifica, vuajtjet, peripecitë e përpjekjet disa dekadëshe të bacës Adem janë shembulli më i mirë për politikanët.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …