Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shkuar sot për vizitë ngushëlluese në Policinë e Kosovës, për humbjen e pjesëtarit të tyre, Sami Thaqi, që me përgjegjësi të lartë, bashkë me dy kolegët e tjerë të lënduar rëndë, po e kryenin misionin e tyre gjatë një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit. “Është për keqardhje dhe shumë e rëndë që në krye të detyrës po humbin jetë pjesëtarë të Policisë tonë, ata që janë mburoja e sigurisë së vendit. Përgjegjësit duhet ta marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj.
