Haradinaj: Bashkëpunimi për të tashmen prosperuese dhe të ardhmen e sigurt për qytetarët tanë është inkurajues

Haradinaj: Bashkëpunimi për të tashmen prosperuese dhe të ardhmen e sigurt për qytetarët tanë është inkurajues

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është duke marrë pjesë në takimin joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Durrës. Me këtë rast, ai ka thënë se angazhimi proaktiv për fuqizimin e bashkëpunimit është inkurajues për të gjitha vendet e rajonit. “Sot, në Durrës, po marr pjesë në takimin joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor për integrimin rajonal ekonomik. Angazhimi proaktiv për fuqizimin e bashkëpunimit për të tashmen prosperuese dhe një të ardhme të sigurt për qytetarët tanë, është inkurajues për të gjitha vendet e rajonit”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …