Ramush Haradinaj

Haradinaj: Beteja e Koshares, epilogu i luftës qindravjeçare të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-komandanti i ZO të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, i cili mori pjesë në shënimin e 17-vjetorit të Betejës së Koshares, ka vlerësuar se ajo e plotësoi luftën e Kosovës për liri. Sipas tij, të gjithë ata që morën pjesë në këtë betejë, ia dhanë vlerën asaj. “Lufta e Kosovës, qindravjeçare, e ka marrë epilogun e saj në Koshare. Pa këtë betejë ajo nuk do të ishte e plotë. Të gjithë komandantët, ushtarët, përfshirë edhe ata të huajt ia kanë dhënë vlerën e saj kësaj beteje”, ka deklaruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …