Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar dhe vlerësuar lart betejën e lavdishme dhe fitimtare të zhvilluar 23 vite më parë në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë pushtuese të Serbisë. “Prej 8 deri 10 maj 1998, një ngjarje e madhe i dha kahje të re luftës tonë për liri. Beteja e Llapushnikut, e zhvilluar njëzetetre vjet më parë, i ndërpreu armikut një prej arterieve kryesore të furnizimit. Me përulje e respekt kujtojmë e nderojmë, 47 Dëshmorë dhe 54 Martirët e rënë gjatë kësaj beteje, heroizmi i së cilës do të kujtohet me shekuj”, ka shkruar në mes tjerash, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …