leoni

Haradinaj

Haradinaj: Beteja e Loxhës shënoi një kapitull të lavdishëm të luftës sonë për liri

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka shkruar në adresën e tij elektronike për betejën e Loxhës. Ai ka shkruar se Beteja e Loxhës shënoi një kapitull të lavdishëm të luftës sonë për liri. “Duke kujtuar sot përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë, Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj. Vepra e tyre na jep forcë e motiv që të punojmë edhe më shumë për realizimin e ëndrrës së tyre për një shtet të fortë dhe paqësor”, ka shkruar kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Donald Trump thotë se fitoren në garën për kryetar të SHBA-ve, do ta deklarojë “vetëm kur të jetë një e tillë"

Donald Trump mbrojtës i politikës së tarifave, por ulje e mbështetjes popullore në SHBA

Në një intervistë të fundit me TIME, ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbrojti politikën e …