Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vazhduar me paraqitjen e tij të programit qeverisës për kryeqendrën tonë. Ai ka thënë se çdo qytet metropol në botë, i ka burimet e ujit në kënde të ndryshme të qytetit, kryesisht për t’iu përgjigjur emergjencave të paparapara, por edhe për ta mbajtur higjienën e tyre. Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, në historinë e saj të deri sotshme nuk ka menduar asnjëherë për këtë gjë. Nuk ka asnjë pus të hapur për qëllime të rregullimit të një mekanizmi që e shpërndan ujin në lagjet e saj. Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka paraparë që gjatë mandatit të tij të bëjë shpime për puse të reja reja në Kryeqytet me qëllim të krijimit të sistemit të ujitjes dhe larjes së rrugëve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …