Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Definicionet si korrigjim apo shkëmbim, janë mbulesë që Kosova t’i japë Serbisë tokë në këmbim të njohjes

Kryeministri Haradinaj ka folur për deklaratat e kancelarit austriak, Sebastian Kurz, për korrigjimin e kufijve ku ka thënë se nuk ka dilemë se Austria është një mik i Kosovës. “Mendoj qe është me rëndësi që përpos vizitës në Serbi, në agjendën e tij ishte edhe vizita në Kosovë. Mirëpo, të gjitha definicionet, korrigjim apo shkëmbim, janë mbulesë që Kosova t’i japë Serbisë tokë në këmbim të njohjes”, ka thënë ai. Haradinaj ka thënë se këtë qëndrim i ka shpalosur edhe kancelarit austriak në takimin e sotëm. Sa i përket deklaratave për ushtrinë, Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të tregojë se nuk është duke kërkuar mëshirë, por vetëm partneritet. Për liberalizimin e vizave ka thënë se ekziston një skepticizëm që kjo pikë të futet tani në rend të ditës në Këshillin Evropian. Ai ka thënë se arsye për këtë mund të jenë edhe kufijtë edhe korrupsioni, mirëpo ka shtuar, se fajtore për këtë mund të jenë edhe çështjet e brendshme në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …