Kryeministri, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lart dëshmorët Azem Gjelaj e Xhemë Bajraktari të rënë në betejën e Shekullarit. Duke përkujtuar jetën dhe veprën e tyre atdhetare, ai ka shkruar se përpjekjet për të drejtën e shqiptarëve kanë njohur luftëtarë trima, si komandantin Xhemë Bajraktari dhe bashkëluftëtarin e tij, Azem Gjelaj, dëshmorë të Betejës së Shekullarit, të cilët me qëndresën e tyre heroike vendosen me gjak kufijtë e atdheut. Kosova po ua lanë sot një borxh duke i rivarrosur me nderimet më të larta, në tokën për të cilën ata flijuan jetën e tyre 75-vjet më parë. Nga sot ata do të pushojnë të qetë në Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Pejë. I paharrueshëm kujtimi për ta. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar kryeministri, Ramush Haradinaj. Në shenjë nderimi dhe përkujtimi tëjetës së dëshmorëve Xhemë Bajraktari e Azem Gjelaj, sot në Pejë u mbajt edhe një akademi dhe më pas me një ceremoni u bë edhe rivarrimi i tyre në Varrezat e Dëshmorëve në Pejë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …