Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 21 vjetorin e rënies heroike në luftën për çlirimin e vendit të luftëtarëve të përkushtuar e pakompromis Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Përmet Vula, Elton Zherka dhe Jusuf Kelmendi. Duke folur për jetën dhe veprën e tyre heroike, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se sakrifica e shqiptarëve për liri, ndër breza ishte unike dhe njohu trima të rrallë. 21-vjet më parë ranë heroikisht në fushën e nderit Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Përmet Vula, Elton Zherka dhe Jusuf Kelmendi, të cilët ishin rreshtuar me luftën çlirimtare për t’u shndërruar në shembull për ushtarët tjerë, se si luftohet e vdiset për idealin e lirisë. Edhe pse me çmim shumë të lartë, ideja që edhe ne të jetojmë të lirë, si popujt tjerë, nuk ndaloi, deri në jetësimin e saj të plotë. Lavdi e përjetshme!, ka thënë kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …