Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj, kanë kërkuar nga Qeveria që t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme në vend. Gjatë një konference për medie, ata vlerësuar se mbajtja e zgjedhjeve do të ishte mundësia e vetme që vendi të dalë nga kriza. Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se kjo Qeveria ka humbur legjitimitetin e saj dhe se miratimi i marrëveshjeve të Brukselit nuk do të ishte në të mirë të vendit. “Ne si opozitë e bashkuar kërkojmë nga Qeveria që të mos miratojë marrëveshjet dhe t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme. Këto do t’i hapin mundësi krizës aktuale në vend”, ka deklaruar Limaj. Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kërkoi që të mos miratohen marrëveshja për Asociacionin dhe ajo për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. “Ka kaluar shumë kohë prej një konflikti ndaj këtyre marrëveshjeve, andaj ne kërkojmë që të ndërpritet kjo gjendje dhe zgjedhjet do të ishin të arsyeshme për vendin”, ka deklaruar Haradinaj. Ai ka tërhequr vërejtjen se do të ishte shqetësuese nëse marrëveshjet në fjalë do të miratoheshin nga Kuvendi i Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë
Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes së …