Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për gazetarë, me ç’ rast kanë ftuar qytetarët për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme. Ramush Hardinaj, lider i AAK-së, tha se nesër do të bashkohet Kosova për të kundërshtuar Qeverinë antikushtetuese. “Opozita është e gjallë dhe nesër do të dëshmohet me një numër masiv të protestuesve. Protesta e nesërme do te jete me e madhja që është mbajtur në Kosovë”, ka thënë Haradinaj. Ndërsa lideri i Nismës Fatmir Limaj thënë se “u bëj thirrje qytetarëve që janë të pakënaqur me qeverisjen aktuale, ata që në vazhdimësi e kanë përkrahur kauzën tonë për dy marrëveshjet le të vijnë në këtë shesh për të treguar se ne jemi te vendosur për të shprehur pakënaqësinë tonë rreth këtyre marrëveshjeve”.
