Haradinaj: Diaspora i ka dhënë mbështetjen e pakursyer në momentet më të rëndësishme të luftës dhe shtetndërtimit

Haradinaj: Diaspora i ka dhënë mbështetjen e pakursyer në momentet më të rëndësishme të luftës dhe shtetndërtimit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në Mynih, ka takuar mërgimtarët, ku ka deklaruar se diaspora i ka dhënë mbështetjen e pakursyer vendit në momentet më të rëndësishme të Kosovës.  “Diaspora i ka dhënë mbështetjen e pakursyer vendit në momentet më të rëndësishme të rezistencës, luftës dhe shtetndërtimit. Tani në përmbyllje të shumë proceseve që po kalon Kosova, roli i diasporës është i nevojshëm në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit. Diaspora duhet ta shoh Kosovën si vend ku mund të zhvillojnë biznese dhe të investojnë.Kosova ua ka borxh, andaj ju presim me zemër, si vëllezër e motra e si partnerë në zhvillim!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …