Haradinaj: Dita Botërore e Refugjatëve na rikujton përpjekjen e okupatorit serb për spastrimin etnik të miliona shqiptarëve nga Kosova

Haradinaj: Dita Botërore e Refugjatëve na rikujton përpjekjen serbe për spastrimin etnik të miliona shqiptarëve nga Kosova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se shqiptarët e dinë më së miri ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu. Kështu ai është shprehur me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve. “Dita Botërore e Refugjatëve na rikujton përpjekjen e okupatorit serb për spastrimin etnik duke deportuar me forcë miliona shqiptarë nga Kosova gjatë Luftës Çlirimtare 1998-1999, por edhe deportimin e qindra mijëra të tjerë anekënd botës nga zonat e luftës. Shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu. Falënderues përjetësisht ndaj të gjithë miqve tanë kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira!

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …