Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si vendim tragjik, nëse qeveria e ardhshme e heq taksën ndaj Serbisë. Ai shprehet se nuk e imagjinon dot se Albin Kurti do ta heq këtë masë ndaj mallrave serbe, ndërsa ka kujtuar që kryeministri i ri që pritet të drejtojë vendin ka qenë një nga ata që i ka shkaktuar miliona euro humbje vendit fqinj duke i kthyer kamionët në kufi me të rinj të tjerë. Haradinaj potencon se pas vendosjes së taksës 100% ndaj Serbisë, ekonomia e vendit ka njohur rritje, është shtuar prodhimi vendas dhe është rritur investimi nga ana e kompanive shqiptare.
Kontrolloni gjithashtu
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se deri më 22 nëntor, përmes platformës elektronike janë regjistruar afro 19 mijë votues
Edhe një muaj ka mbetur deri në përfundimin e afatit të aplikimit për regjistrim si …