Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka mirëpritur emërimin e Richard Grenell si i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi. Haradinaj shtoi se do të punojmë dhe angazhohemi bashkërisht rreth dialogut pa kushte, për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues. “Mirëpres emërimin nga Presidenti Trump të Ambasadorit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani z. Richard Grenell, si i Dërguar i Posaçëm për Dialogun Kosovë – Serbi. Do të punojmë dhe angazhohemi bashkërisht rreth dialogut pa kushte, për arritjen e njohjes reciproke në kufijtë ekzistues”, shkroi Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …