Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se Qeveria e Kosovës e respekton vlerësimin që ka bërë BE-ja për rritjen e pagave. Ne e respektojmë vlerësimin e BE –së për rritjen e pagave. Pas kësaj do të pasojë ligji për nivelizimin e pagave që do të i rregullojë këto”. I pyetur rreth idesë së kryetarit Hashim Thaçi që në raundin e fundit të bisedimeve me Serbinë të diskutohet edhe demarkimi me këtë shtet, Haradinaj tha se demarkimi me Serbinë duhet të ndodhë por se nuk ka komentuar se kur mund të ndodhë. “Unë i pata ofruar edhe parlamentit një platformë. Është mirë që partitë politike të kenë një komunikim më të saktë për fazën finale të dialogut. Demarkimi është një proces i rëndësishëm që ndodhë në vende por nuk kisha thënë më shumë për atë se çka edhe kur do të ndodhë”, ka thënë Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …