leoni

Haradinaj: Ende kemi nevojë për mbështetjen perëndimore, për të arritur marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Haradinaj: Ende kemi nevojë për mbështetjen perëndimore, për të arritur marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar për vizitë zyrtare në Gjermani. Ai është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ka marrë pjesë në konferencën “Takimet Ndërkombëtare”. Kreu i Qeverisë ka treguar se cila ishte thelbi i fjalimit të tij në këtë takim në Gjermani. “Gjatë vizitës zyrtare në Berlin, isha pjesëmarrës në Konferencën “Takimet Ndërkombëtare”, ku theksova se më 1999, Perëndimi na shpëtoi nga tragjedia – jo sepse ishte në interesin politik apo ekonomik të tij, por sepse ishte gjëja e drejtë për të bërë, për hir të njerëzimit dhe paqes”, ka shkruar Haradinaj. I pari i qeverisë gjithashtu ka theksuar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e perëndimit për marrëveshje me Serbinë. “Sot, ende kemi nevojë për mbështetjen e demokracive perëndimore, për të arritur marrëveshje përfundimtare me Serbinë, në kufijtë ekzistues, me paqe dhe respekt dhe për të mbyllur një kapitull tragjik në historinë tonë. Kosova ofron një vlerë të shtuar modeste për paqe!”, ka shkruar më tutje ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …