Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, është nënshkruar në librin e zisë në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, në nderim të ish-kancelarit Helmut Kohl, i cili ka ndërruar jetë javën e kaluar. “Epoka e Kohl-it – Epokë kthese edhe për ne shqiptarët në ish-Jugosllavi”, ka shkruar Haradinaj në një postim në rrjetin social.
