Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se është çështje ditësh kur do t’i kenë votat për ta miratuar Projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi. Haradinaj është shprehur optimist se agjenda e paraparë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit do të kryhet, sipas tij një pjesë e punës ndodhi, siç është ndryshimi i Projektligjit nga Komisioni për Punë të Jashtme. I pyetur nga gazetarët se a kanë ndonjë marrëveshje me Listën Serbe, Haradinaj tha se beson se do të merren vesh edhe me komunitetet për të votuar marrëveshjen e demarkacionit. Jemi marr vesh shqiptarët, besoj do të merremi vesh edhe me komunitetet, me ato që kanë mbetur. Me rëndësi është që kjo zgjidhje përkundër faktit që është e kritikuar dhe shprehën ndryshime në këtë zgjidhje. Ka përmbajtje për korrigjim dhe korrektim ashtu siç parashihet. Besoj që kjo është ajo që na mundëson ta votojmë këtë marrëveshje, që ta votojmë të gjithë së bashku. Do të jetë çështje ditësh, besoj me votat e duhura, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …