Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se duhet të arrihet një marrëveshje politike para 17 shkurtit. Ne do t’i reflektojmë këto diskutime edhe brenda nesh. Të gjitha që i kemi dëgjuar do t’i reflektojmë edhe në partneritet me kolegët tanë opozitarë. Shpresoj shumë se një marrëveshje politike do të ndodhë në Kosovë, sidomos para 17 shkurtit. Ne jemi shumë të interesuar që të ketë lëvizje para 17 shkurti, meqë është një datë interesante, është kthesë, është situatë për të avancuar në politikë, ka thënë Haradinaj. Duke folur për protestën e paralajmëruar Haradinaj thotë se distancohen prej çfarëdo dhune në protestë. Protesta e ardhshme e 17 shkurtit, është paqësore, do të jetë në respektim të Republikës, e simboleve. Nuk parashihet ndonjë dalje prej asaj çfarë jemi, ka saktësuar, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …