Sot bëhet 20 vite nga rënia heroike e komandantit të shquar të UÇK-së, Fehmi Lladrofcit dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Lladrofcit

Haradinaj: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, themeltarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë shembull i pastër i idealit të luftëtarëve të lirisë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lart kontributin e heronjëve, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci. Ai ka shkruar se Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit janë shembull i idealit të luftëtarit të lirisë. “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, themeltarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë shembull i pastër i idealit të luftëtarëve të lirisë. Ata u përballën bashkë me çdo sfidë, duke qëndruar të palëkundur deri në rënien e tyre heroike. Pata nderin që me Fehmiun e Xhevën të jemi bashkë në shumë momente kyçe të luftës për lirinë e Atdheut. Një prej këtyre momenteve ishte beteja e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani. Fehmiu dhe Xheva vazhduan me guxim luftën çlirimtare, duke qenë shtyllë e saj deri në rënien heroike, në vendin e tyre të dashur, në Drenicë. Po në këtë datë ranë në altarin e lirisë edhe bashkëluftëtarët e tyre; Shefqet Zeka dhe Fatime Hetemi” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …