Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe Festën e Fitër Bajramit. “Të gjithë shqiptarëve të Besimit Islam, por edhe besimtarëve të tjerë që nesër kanë Bajram, urime kjo ditë e shenjtë! Urimet më të përzemërta në këtë ditë feste, edhe për Bashkësinë Islame të Kosovës, dhe kreun e saj, Myftiun Naim Tërnava! Kjo Ditë Bajrami, që vjen pas muajt të shenjtë të Ramazanit, edhe një herë na e kujton se sa i nevojshëm është solidariteti dhe ndihma për ata që kanë nevojë. Le të na shërbejë kjo ditë si ogur i mirë, që të jemi solidarë e ta mbështesim njëri tjetrin në vazhdimësi. Me Fat Fitër Bajrami!” ka shkruar në rrjetin social Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …