Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka deklaruar se të hënën do të bëhet formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit dhe ka vlerësuar se ky është akt historik për vendin tonë. Ajo ka shkruar se shtetësia dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet fuqishëm! Ditën e Hënë me datë 1 Shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. Për formalizimin e njohjes ka shkruar edhe kryeministri, Avdullah Hoti. Ai ka shkruar se Republika e Kosovës prej të hënës formalizon marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Izraelit, duke hapur kështu një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale dhe duke përjetësuar miqësinë midis qytetarëve të të dyja vendeve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …