Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lart Forcën e Sigurisë së Kosovës për të arriturat e saj. Ai ka shkruar se Forca e Sigurisë së Kosovës është prej vlerave më të qëndrueshme të Shtetit të Kosovës dhe është shndërruar në emblemë të e dinjitetit dhe të krenarisë sonë. Ajo në ditët e sotme është shndërruar në emblemë të e dinjitetit dhe të krenarisë sonë, edhe për faktin se ajo mbetet trashëgimtarja më e denjë e përpjekjeve shekullore të popullit për liri. Rrugëtimi i saj drejt transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës, është obligim yni që nuk mund të mos realizohet, pavarësisht pa përgjegjshmërisë së vazhdueshme të këtij pushteti, ka shkruar në mes tjerash lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, në …