550-vjetori i Gjergj Kastriotit Skënderbeut u mbyll zbehtë, ndërsa 551-vjetori nuk u shënua fare

Haradinaj: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është krijues i lirisë dhe inspirim për krijuesit

Në kuadër të organizimeve për 550-vjetorin, e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Tij, nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës,është mbajtur ora e madhe letrare e titulluar “Ora e Gjergjit”. Me këtë rast  Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është krijues i lirisë dhe inspirim për krijuesit. Ai tha se me këtë manifestim po e nisin vitin jubilar për kryetrimin e Arbërisë që shqiptarëve ua mbolli guximin dhe ua zgjoi mendjen për të fituar lirinë kombëtare. Gjergj Kastrioti ishte ndër të parët në Ballkan që për vizion kishte rreshtimin me perëndimin dhe ishte përcaktues i rrugës të cilën shqiptarët do ta ruajnë në vazhdimësi.

Ndërkaq kryetari i Bashkimit të Shkrimtarëve Shqiptarë, Reshat Sahitaj,para të pranishmëve theksoi se është” Nder dhe privilegj për të gjithë krijuesit që viti jubilar për heroin kombëtar Skënderbeun po hapet nga shkrimtarët. Po ashtu, ai tha se është hera e parë në historinë e Kosovës së pasluftës që penat shqiptare po respektohen nga qeveria e veçmas nga kryeministri Haradinaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …