Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj uroi popullin gjerman në Ditën e Ribashkimit. Haradinaj përmes një shkrimi ka thënë se Gjermania është shembull për Kosovën sa i takon zhvillimit të vendit, dhe se është aleati strategjik i Kosovës drejt Evropës. “Muri i Berlinit ua kishte ndaluar gjermanëve lirinë e lëvizjes për gjysmë shekulli, dhe rënia e tij më 1989 rezultoi një vit më pas me bashkimin zyrtar të kombit e shtetit gjerman. Gjermania, e bashkuar e sovrane, u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe kontributi i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, ishte dhe vazhdon të jetë thelbësore. Shteti gjerman është adresa tek e cila, Kosova dhe populli i saj, shohin modelin zhvillimor, mikun e madh dhe aleatin strategjik në Europë. Gjermani, urime Dita e Ribashkimit. Theksojmë se sot është 29 vjetori i rënies së Murit të Berlinit”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …