Kryeministri Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar sot ka vizituar kampin ushtarak të kontingjentit gjerman të KFOR-it, tashmë Park Inovativ dhe Trajnues Kosovar-Gjerman. Ai ka thënë se kujdesi i vazhdueshëm i Gjermanisë për popullin tonë, rreth 2 milionë euro pajisje dhe teknologji të Bundeswehr-it, sot i janë dhuruar vendit tonë. “Si dëshmi e kujdesit të vazhdueshëm të Gjermanisë për popullin tonë, rreth 2 milionë euro pajisje dhe teknologji të Bundeswehr-it, sot i janë dhuruar Kosovës. Këtë paradite, së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar, në Kampin ushtarak në Prizren e filluam vizitën e punës me nderime te memoriali i ngitur për ushtarët gjermanë që kanë shërbyer në Kosovë për paqe. Parku Inovativ – Trajnues, i cili po shndërrohet në një adresë të fuqishme të shtetit gjerman në vendin tonë, ka arritur në fazën finale. Krijimi i këtij Parku, ku do të qëndrojë përherë i ngritur lartë flamuri gjerman, është një bazë e fortë e miqësisë Kosovë-Gjermani. Duke qenë se Gjermania është pikëmbështetja strategjike e Kosovës, si Qeveri vazhdojmë përkushtimin që të dinamizohet bashkëpunimi i gjithanshëm me Berlinin zyrtar. Populli i Kosovës, përjetësisht mirënjohës shtetit dhe popullit gjerman”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj përjashton mundësinë e koalicionit në mes PDK-së dhe Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të ardhshme
Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk sheh mundësi për një koalicion qeverisës …