Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar lart hapjen e ambasadës së vendit tonë në Jerusalem. Ai ka mirëpritur lajmin nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për hapjen e Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jeruzalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Washington në shtator të vitit që shkoi. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, nis një kapitull të ri të raporteve mes dy shteteve e popujve. Urime!
