Kryeministri Haradinaj

Haradinaj: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk më bënë partner për qejf po iu kanë dashtë do vota

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka thënë se me kryetarin  Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës,  Kadri Veseli,  nuk është bërë partner me dëshirë por me qëllim të bashkëqeverisjes, natyrisht për të marrë postin e kryeministrit.  “Mu me kanë zgjedh kryeministër 10 % e popullit s’janë më shumë. Ata njerëz me kanë qëndruar besnik në të gjitha situatat, Hashimi e Kadria s’më kanë be partner për qejf po iu kanë dashtë do vota, për qejf edhe na ishim bo vet”, ka thënë ai. Haradinaj u ka thënë partive politike që të gjejnë një gjuhë të përbashkët që të dalin sa më mirë nga procesi i dialogut me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …