Ish-kryeministri, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë publik qëndrimin e partisë që drejton për dialogun me Serbinë. Haradinaj, ka shkruar se diskursi dhe vendimi i heqjes së taksës, dhe kamuflimi i saj me reciprocitet e kthen Kosovën në proces dialogues tashmë të shpenzuar dhe është prapësim nga qëndrimi dhe ripozicionimi i Kosovës që e ndali ndarjen dhe e afroi Kosovën drejt Finales së Madhe duke e siguruar edhe rolin aktiv, parësorë dhe garantues të SHBA-ve. “Kosova duhet të arrijë kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues më Serbinë”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …