Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se heqja e taksës do të ishte gabim i madh me të cilin do të tallej Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare. Nëse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, e bëjnë një gabim të tillë, kjo do të ishte e pafalshme sepse heqja e taksës është ekuivalent me Gjykatën Speciale. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka shtuar më tutje se largimi i taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë do të ishte në dëm të prodhuesve vendor, që gjatë kësaj kohe kanë shënuar rritje në prodhim e punësim. Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Vetëvendosja dhe kryetari i saj Albin Kurti janë mashtrues sepse shumë qëndrime të tij janë mashtrime siç është rasti me taksën e vendosur për produktet serbe.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …