Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon të shprehë pakënaqësi ndaj kryeministrit Avdullah Hoti në raport me dialogun që po zhvillohet në Bruksel. Haradinaj ka thënë se Hoti e ka ulur nivelin e bisedimeve duke dërguar koordinator për të përfaqësuar Kosovën. I pari i AAK-së ka këshilluar Hotin të bëjë disa hapa mbrapa në raport me dialogun. Haradinaj tutje ka thënë se AAK-ja nuk e ka synim ta drejtojë dialogun por nuk do të bëhet pjesë në këto rrethana.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …