Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se nuk kemi pse i frikësohemi dialogut me Serbinë. Haradinaj ka thënë se kërkesa e tyre si grup paralemtar është e qartë dialogu nuk guxon të rrëshqas në dialog teknik, pasi që sipas tij dialogu teknik e favorizon Serbinë. Ai tutje ka thënë se nuk kanë asnjë keqkuptim në bashkëqeverisje, por që vetëm po kërkojnë përfshirjen e SHBA-së në këtë proces. Haradinaj më tej ka theksuar Bashkimi Evropian e ka mashtruar me dhjetëra herë Kosovën për liberalizim të vizave. Krejt në fund, Haradinaj pati edhe një kërkesë për kryeministrin Hoti. “z.Hoti duhet ta trajtosh seriozisht partnerin e koalicionit, sidomos përfaqësuesin e AAK në dialog Selim Selimi dhe të jetë prezent në tavolinat ku diskutohet për çështjet e Kosovës”, tha Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …