Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar sot komisionin qeveritar për hartimin e projektligjit për Qeverinë

Haradinaj i bënë thirrje Qeverisë të ndaj fonde për familjet që pësuan nga vërshimet

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot fshatin Rudë të Malishevës, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet. Ai i bëri thirrje Qeverisë të ndaj fonde për familjet që pësuan nga vërshimet. “Në këtë katastrofë natyrore, të gjithë së bashku duhet të qëndrojmë pranë familjeve të prekura dhe të bashkëndjejmë me vuajtjet e tyre nga këto përmbytje. Ftoj qeverinë në detyrë, për mobilizim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve përkatëse me qëllim të ndihmës dhe përkrahjes për qytetarët, si dhe të vendos për ndarjen e fondit emergjent për mbështetjen e menjëhershme të të gjitha familjeve të prekura nga këto përmbytje. Dëmet infrastrukturore nga këto përmbytje mund të jenë edhe si pasojë e punëve të shpejta dhe jo cilësore. Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi nëse nuk i kanë përmbushur kontratat sa i përket cilësisë së punës” ka shkruar mes tjerash lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj në pritjen lamtumirëse të ambasadorit italian: De Riu, shembull i përkushtimit dhe miqësisë së sinqertë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirëse …