leoni

Haradinaj: Ismet Jashari ishte njëri ndër luftëtarët më të shquar të UÇK-së dhe burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lartë kontributin e jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare të dëshmorit të kombit, Ismet Jashari, i njohur gjatë luftës si komandant Kumanova. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se Ismet Jashari ishte njëri ndër luftëtarët më të shquar të UÇK-së dhe burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë anekënd Kosovës. “Fakti se për çlirimin e Kosovës luftonin edhe djemtë nga Kumanova e nga Tetova, përforconte moralin e trimave të UÇK-së. Ismet Jashari ishte shembull i luftëtarit shqiptar. Ishte në ballë të shumë betejave që turpëruan armikun, duke arritur me sukses vënien nën kontroll të UÇK-së të shumë zonave strategjike, sikurse Malisheva si një ndër zonat më të mobilizuara të luftës, e që shërbente si lidhje mes Dukagjinit, Pashtrikut e Drenicës. Pas rënies së tij, Brigada 121 e Zonës Operative të Pashtrikut të UÇK-së mori emrin “Ismet Jashari – Kumanova”, duke lartësuar heroizmin e tij nëpër shumë beteja kundër armikut”, ka vlerësuar mes tjerash, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja ka mirëpritur vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 të dyshuarve për sulmin në Banjskë

Bashkimi Evropian ka mirëpritur  vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 …