Deputeti i zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, me anë të një postimi në rrjetin social ” ka reaguar ndaj shkrimeve në disa medie, që pretendonin se Dardan Gashi dhe Astrit Haraqija e bindën Teuta Rugovën ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër. Ai ka thënë se përfshirjen e këtyre personave e ka kuptuar nga mediet dhe se nuk kanë përzier asgjë në këtë proces. “Jam i befasuar me qëllimet e disa medieve që ta komprometojnë një të vërtetë të mbështetjes që familja Rugova i ka dhënë Ramushit për kryeministër, duke implikuar lloj-lloj emrash në teoritë e tyre konspirative. Unë mund t’ju them se unë e filanat e fistekët që janë zënë në gojë, këtë gjë e kemi marrë vesh nga mediet. Kaq kemi qenë të përzier në këtë proces. Po “rrena e marrja, hala nuk e kanë çelë varrë kërkënd në këtë vend”! Veç vazhdoni se një ditë do të turpëroheni nga fjalët e rrenat tuaja, sepse unë kam punë me të mençur sesa të merrem me denoncimin e shpifjeve të fëlliqta që bëni! Respekt të pafund për guximin e Teutës që e bëri të njëjtin veprim siç bëri babai i saj para 13 vjetësh”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …