Haradinaj: Jam optimist që Trepça do të fillojë punën

Haradinaj: Jam optimist që Trepça do të fillojë punën

I nominuar për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma Ramush Haradinaj, sot gjatë vizitës në Trepçë tek Sindikata e Pavarur e Minierave tha se kërkesat e punëtorëve ishin të shumta. Ai u shpreh optimist se me qeverisjen e tij do të bëhet përmirësimi i kushteve në gjigantin ekonomik dhe se Trepça do të fillojë punën. “Kryetari Shyqri Sadiku dhe bashkëpunëtorë të tjerë paraqiten kërkesa që janë shumë reale që kanë të bëjnë me stazhin e punës, me pensionet daljen në pension që kanë të bëjnë me punësimin pastaj edhe me kushtet tjera garderoba mjetet e dëmtuara në punë. Kishte edhe probleme të tjera që lidhen me menaxhmentin me dukuritë e këqija por ajo që mendoj që kemi ra dakord sot të gjithë është se do të punojmë si palë bashkë, edhe qeveria, sindikata, menaxhmenti për me mujt me u nis Trepça, jam optimist se ka me u nis”, tha Haradinaj. E kryetari i sindikatës së Trepçës, Shyqri Sadiku, në takimin me kryetarin e AAK-së njëherit i nominuar për kryeministër të Kosovës , Ramush Haradinaj i parashtroi disa kërkesa që sipas tij,  janë jetike për të gjithë punëtorët. “Një ndër kërkesat ka qenë të bëhet ligji për pensione dhe atë të merret mesatarja e 3 pagave të fundit me 70%. Kërkesë e dytë ka qenë të numërohet starti i punës nga viti 1999 e tutje dhe kërkesa e 3 të bëhet një memorandum i mirëkuptimit mes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Sindikatës së Pavarur dhe menaxhmentit të Trepçës, që të gjithë punëtorët që kanë qenë në marrëdhënie pune kanë vdek dhe punëtorët që shkojnë në pension të ju merret një fëmijë në punë. Besoj që na premtoj që këto kërkesa kanë me u realizu dhe shpresojmë në një qeveri të ardhme dhe besoj që kanë me u realizu, janë jetike këto kërkesa për neve dhe i hapin rrugë në të ardhmen e zhvillimit të Trepçës”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …