Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz ka bërë homazhe edhe luftëtari i lirisë dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Duke folur për rolin dhe rëndësinë e jashtëzakonshme të betejës tre ditore në fillim marsin e vitit 1998, ai theksoi se Prekazi është vendi ku ka ndodhur kthesa për shqiptarët, pra kthesa e lirisë. “Jemi në nderim në Prekaz, në vendin ku ka rënë Komandanti Legjendar, Adem Jashari, familja Jashari, në vendin ku ka ndodhur kthesa për shqiptarët, pra kthesa e lirisë. Jemi në vendin e shenjtë të shqiptarëve, do të vijmë çdo herë, do të përulemi me respekt, të vetëdijshëm se sa e shtrenjtë është liria, poashtu do të kujdesemi që të veprojmë, mbrojmë dhe forcojmë lirinë dhe Kosovën” theksoi mes tjerash, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …